LDK në Podujevë: Jemi duke prirë në të gjitha qendrat

Aktuale

LDK në Podujevë: Jemi duke prirë në të gjitha qendrat

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:47
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:57) - Kandidati për kryetar të komunës së Besianës nga LDK, Nexhmi Rudari, ka uruar qytetarët për korrektësinë e treguar gjatë procesit të votimit.

Rudari thotë se ende është herët për të folur për rezultate, por që sipas informatave që i kanë janë duke prirë në të gjitha qendrat e votimit.

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin që të uroj qytetarët për qytetari dhe korrektësisë. Ka qenë ditë e ftohtë por ata me një numër të madh kanë shkuar në qendrat e votimit dhe kanë dhënë votat e tyre. Dua të falënderoj strukturat që kanë qenë me mua në fushatë. Procesi i numërimit po vazhdon, ende nuk i kemi numrat. Por sipas informatave që i kemi jemi duke prirë në të gjitha qendrat. Shpresoj kjo natë të mbyllet më gëzim”, ka thënë ai.

Kështu po i pret LDK’ja rezultatet

Një mobilizim i madh ka ndodhur në qendrën e LDK’së në komunën e Besianës.

Në këto foto të siguruara shihet se një numër i madh i aktivistëve dhe kryesisë së LDK’së në këtë komunë po presin rezultatet.

Aty është parë edhe ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi.

 Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë po mbahen pasi kryetari i kaluar dha dorëheqje para përfundimit të mandatit për të zënë postin e Ministrit të Brendshëm në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat