Kusari pas fitores së VV-së në Podujevë: Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti!

Aktuale

Kusari pas fitores së VV-së në Podujevë: Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti!

Nga: A.Z Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:51
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se fitoria e Kryetarit të zgjedhur, Shpejtim Bulliqit, flet zëshëm për ndryshimin dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.

Tutje ka shtuar se ndryshimi i radhës në krejt Kosovën së shpejti!

Postimi i plotë:

Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.

Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës!

Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat