Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin

Aktuale

Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 23:48
Kuvendi i Kosovës

Sot në dy komuna janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme, në atë të Mitrovicës së Veriut dhe në Podujevë.

Në Llap doli të jetë fitues Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, e që kishte marrë besimin e popullit edhe në zgjedhjet parlamentare, duke fituar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por, Bulliqi me marrjen e detyrës së re, atij i duhet të largohet nga Kuvendi, çka se lirohet një vend për një emër të ri në VV.

Nga votat që kanë marrë, del se në vend të Bulliqit, sipas renditjes, është Taulant Kryeziu, i cili ishte edhe një nga befasitë e 6 tetorit të vitit 2019. Kryeziu kishte marrë gjithsej 6870 vota.

Biografia e deputetit më të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Taulant Kryeziu është i lindur me 21 korrik 1985 në Prishtinë. Ai ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, i cili është vlerësuar me çmimin student i dalluar, dhe magjistër nga Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër (LSE).

Ai është një nga ekspertët tanë më të shquar në fushën e integrimit evropian. Taulanti ka përvojë dhjetë vjeçare në institucionet publike, akademia dhe shoqërië civile në fushën e integrimit në Bashkimin Evropian. Puna e tij hulumtuese është mbuluar vazhdimisht në mediat kryesore të vendit.

Ka qenë bashkë-themelues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe bashkë-themelues dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK). Po ashtu, ka qenë pjesë e stafit akademik si ligjërues në Universitetin publik të Prishtinës dhe disa kolegje private në Kosovë. Në kuadër të proceseve shtet-ndërtuese ai ka pasur rol kyç këshillues gjatë negociatave të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi në mes Kosovës dhe BE-së.

Taulanti është një zë i rëndësishëm në diskursin publik për çështjet që lidhen me proceset integruese në BE, si dhe rrugën kushtetuese të procesit të dialogut me Serbinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat