Deputeti i VV-së: Agim Veliut iu thye “kalaja” e shumëpërmendur

Aktuale

Deputeti i VV-së: Agim Veliut iu thye “kalaja” e shumëpërmendur

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:06
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se qytetarët e Podujevës ia kanë treguar derën sot ish kryetarit të kësaj komune, Agim Veliut, tash Ministër i Brendshëm.

“Kur qëllim e kanë pasur korrupsionin, hajninë e keqpërdorimet, llapjanët shumëkujt ia kanë treguar derën për të dalur e për të mos u kthyer kurrë më. I radhës është Agim Veliu dhe Lidhja Demokratike”, është shprehur ai.

“Llapjanët ia thyen “kalanë” e shumëpërmendur nga ai”.

“20 vjet na vodhën, na rrejtën e na mashtruan. Por, çdo gjë e keqe e ka një fund, ashtu siç secila gjë e mirë, e ka fillimin e saj”.

Postimi në Facebook:

Kur qëllim e kanë pasur korrupsionin, hajninë e keqpërdorimet, llapjanët shumëkujt ia kanë treguar derën për të dalur e për të mos u kthyer kurrë më.

I radhës është Agim Veliu dhe Lidhja Demokratike.

Llapjanët ia thyen "kalanë" e shumëpërmendur nga ai.

20 vjet na vodhën, na rrejtën e na mashtruan. Por, çdo gjë e keqe e ka një fund, ashtu siç secila gjë e mirë, e ka fillimin e saj.

Llapjanë të dashur, duke ju falenderuar të gjithëve e secilin prej jush, ju them me bindje se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të qeverisë ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim tani e 20 vite.

Sepse ju meritoni më mirë. Sepse ju jeni të ndershëm. Sepse ju keni zemër të madhe. Sepse ne nuk jemi si ta.

Urime fitorja ju qytetarë e aktivistë. Fitorja është e juaja.

Urime fitorja kryetarit, Shpejtim Bulliqi.

Për Podujevën po nisë një epokë e re.

Na priftë e mbara e shihemi në fitoren e madhe të VETVËNDOSJE!-s në zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo që nisi sot me Shpejtimin, do të përfundojë shumë shpejt me Albinin.

I juaji,

Fitimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat