Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Hoti: Hapi rrugë zgjedhjeve nacionale

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Hoti: Hapi rrugë zgjedhjeve nacionale

Nga: A.Zh Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 07:52
Avdullah Hoti

Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti të dorëhiqet nga ky post.

Ai ka thënë se Hoti duhet t’iu hap rrugë zgjedhjeve nacionale, përcjell Bota sot.

“KM Hoti bëhu fisnik e dorëhiqu — hapi rrugë zgjedhjeve nacionale!”, ka shkruar Qorrolli në një postim në Facebook.

Reagimi i tij vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur bastionin e saj, Podujevën, pas 20 vitesh.

Nga zgjedhjet e mbajtura dje në këtë komunë, fitues doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat