Procesi zgjedhor në Podujevë e Mitrovicë të Veriut kaloi pa ndonjë rast penal

Aktuale

Procesi zgjedhor në Podujevë e Mitrovicë të Veriut kaloi pa ndonjë rast penal

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se ka përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është zhvilluar sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Prokurorët kujdestarë kanë përcjell për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Prokurorët kohë pas kohe kanë vizituar shumicën e vendvotimeve në këto dy komuna ku janë njoftuar për së afërmi me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Po ashtu, një prokuror kujdestar gjatë gjithë kohës ka qenë prezent në KQZ për tu njoftuar me tërë ecurinë e procesit zgjedhor.

Vlen të theksohet se nuk ka pasur ndonjë rast të evidentuar si vepër penale nga kapitulli i veprave penale kundër të drejtës së votimit, apo që ka mundur të ndikojë në prishjen e procesit zgjedhor, përpos rasteve për të cilat ka njoftuar Prokurori i Shtetit. ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat