“Ja programi i LDK-së në këtë moment historik nëse do shpëtim”

Aktuale

“Ja programi i LDK-së në këtë moment historik nëse do shpëtim”

Nga: A.Zh Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:17
Isa Mustafa

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka treguar se çka duhet të bëjë Lidhja Demokratike të Kosovës, pas humbjes së komunës së Podujevës.

Ai ka thënë se në këtë parti, duhet të japë dikush përgjegjësi dhe të japë dorëheqje, përcjell Bota sot.

Sipas tij, këto dy sqarime duhet të vendosen si postere në katër muret e zyrave të kësaj partie.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Ja programi i LDK-së në këtë moment historik nëse do shpëtim.

Në vend të fjalëve t’urta e naive të liderit, është mirë që në zyrat e partisë të vendosen këto dy sqarime si postera në katër muret.

••Përgjegjësi:

Detyrimi që ka dikush për t'u përgjigjur e për të dhënë llogari për punën e veprimet e veta, për diçka që ka ndodhur etj.; detyrimi ose pesha e fajit që bie mbi dikë për diçka që ka ndodhur. Përgjegjësi e përbashkët (kolektive, vetjake). Përgjegjësi morale (materiale). Përgjegjësi penale. Përgjegjësi shtetërore (zyrtare). Mban përgjegjësi për diçka. Ka përgjegjësi për atë që ndodhi. E vunë para përgjegjësisë dikë. Përgjegjësia bie mbi të. Nuk i shmanget përgjegjësisë. S'e merr përsipër përgjegjësinë.

••Dorëheqje:

Largimi me hir a me pahir nga pushteti, nga një detyrë zyrtare etj. Dorëheqja e qeverisë (e kabinetit, e presidentit, e ministrit). Dha dorëheqjen. Paraqiti dorëheqjen. Pranoi dorëheqjen.

P.s: definicione nga fjalori i shqipes (versioni online).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat