A e dini sa vota morën LDK, VV e PDK më 2017, e sa më 2020?

Aktuale

A e dini sa vota morën LDK, VV e PDK më 2017, e sa më 2020?

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:39
Podujevë

Llapjanët dje janë rreshtuar ndryshe politikisht, duke vendosur që me votën e tyre të ndryshojnë qeverisjen në komunë. Ata për dallim nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2017, kanë favorizuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti e ka rritur mbështetjen me mbi 20 për qind, ndërsa LDK ka pësuar rënie të madhe të mbështetjes, e vota ndjeshëm ka humbur edhe PDK.

Shpejtim Bulliqi i LVV’së e ka fituar postin e kryetarit të Podujevës pa pasur fare nevojë për balotazh, duke marrë mbështetje të elektoratit edhe më shumë se sa Agim Veliu në vitin 2017, i cili postin e të parit të komunës e kishte fituar në raundin e dytë.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara mbrëmë nga KQZ, Shpejtim Bulliqi i VV’së ka marrë 51.64 për qind të votave, Nexhmi Rudari i LDK’së 35.97 për qind të votave, ndërsa Naim Fetahu i PDK’së 12.40 për qind.

Krahasuar me vitin 2017, LVV në zgjedhjet e djeshme e ka rritur mbështetjen me më shumë se 20 për qind të votës.

Në vitin 2017, në bazë të rezultateve të KQZ’së, në raundin e parë, Agim Veliu i LDK’së, kishte marrë 48.15 për qind të votave, Ajet Potera i LVV’së 29.77 për qind të votave, ndërsa Hajredin Hyseni i PDK’së, 18.16 për qind. Në balotazh postin e të parit të komunës, e kishte fituar Agim Veliu, duke marrë 63.78 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga LVV, kishte arritur të marrë vetëm 36.2 për qind.

Kur krahasohen shifrat e përqindjeve të viteve 2017 me ato të 2020, del se LDK ka pësuar rënie të përkrahjes në masën 12.18 përqind, ndërsa PDK 5.76 për qind. Ndryshe nga këto dy parti, LVV e ka rritur përkrahjen për 21.87 për qind.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat