Kështu po feston Lëvizja Vetëvendosje fitoren e Bulliqit në Podujevë

Aktuale

Kështu po feston Lëvizja Vetëvendosje fitoren e Bulliqit në Podujevë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Podujevës tani e tutje do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosjet, saktësisht fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan dje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi arriti të fitojë këto zgjedhje pa balotash, me mbi 51% të votave.

Por sot deputetët e Vetëvendosjes kanë zgjedhur që të mblidhen bashkë, për të festuar fitoren që arritën në Llap.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka publikuar një fotografi me deputetët, e aty shihet edhe Shpejtim Bulliqi që sot do të ketë ditën e fundit të punës si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Festë edhe në Kuvend. Me kryetarin e ri të Podujevës në mes”, ka shkruar në Facebook anëtari i LVV-së Adnan Rrustemi që ka publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat