Zemaj monitoron shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal

Aktuale

Zemaj monitoron shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:38
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).

Me këtë rast ai ka thënë se vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.Vitin e kaluar MSH kishte blerë 100 mijë e 500 vaksina.

Krahas këtij furnizimi, është thënë se Ministria e Shëndetësisë po synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera.

Çmimi i vaksinave është 5 euro e 27 cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat