MASH: Vendimi që sot të jetë dite pune është marrë nga Qeveria

Aktuale

MASH: Vendimi që sot të jetë dite pune është marrë nga Qeveria

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka thënë se vendimi që sot të jetë ditë pune është vendim i Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin për media, MASH u ka bërë thirrje gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.

“Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë. Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar. Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor”, thuhet në njoftim.

MASh, po ashtu, iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.

Ndryshe, sot kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) Rrahman Jasharaj në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se në 90 për qind të shkollave në Kosovë nuk është duke u zhvilluar procesi mësimor. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat