Ahmeti: Kemi angazhuar 10 mjekë dhe 25 infermierë, do t’i bëjmë ballë kësaj situate

Aktuale

Ahmeti: Kemi angazhuar 10 mjekë dhe 25 infermierë, do t’i bëjmë ballë kësaj situate

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se personeli shëndetësorë është më i prekuri nga virusi COVID-19, pasi që të njëjtit në baza ditore kanë qenë në kontakt direkt me virusin.

Ahmeti përmes një postimi në Fcebook, ka shkruar se për pasojë, për shkak të nevojës për shërim dhe vetëizolim, kapacitetet tona për të ofruar shërbime janë goditur tërë kohën dhe posaçërisht tani.

“Javën e kaluar për shkak të kërkesave në Kalabri dhe në QMFtë tjera kemi rrezikuar mbylljen e dy Qendrave të Mjekësisë Familjare. Ky edhe ka qenë rekomandimi i menaxherëve duke mos pas opsione tjera”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Covidi më së shumti ka prekur personelin shëndetësor të cilët na baza ditore kanë qenë në kontakt direkt me virusin. Një pjesë e madhe e tyre janë infektuar duke rrezikuar edhe familjet e tyre.
Për pasojë, për shkak të nevojës për shërim dhe vetëizolim, kapacitetet tona për të ofruar shërbime janë goditur tërë kohën dhe posaçërisht tani. Javën e kaluar për shkak të kërkesave në Kalabri dhe në QMFtë tjera kemi rrezikuar mbylljen e dy Qendrave të Mjekësisë Familjare. Ky edhe ka qenë rekomandimi i menaxherëve duke mos pas opsione tjera.
Të premten kemi vendosur që për një periudhë afatshkurtër – 4 muaj – të angazhojmë edhe 35 persona në stafin shëndetësor – 10 mjekë e 25 infermierë. Personat janë përzgjedhur nga konkursi i fundit – ata që kanë qenë në listë të pritjes.
Së bashku me 40 profesionistë të pranuar me konkurs të rregullt Prishtina është gati për këtë front duke ditur që tani fillon edhe koha e gripit sezonal. Është edhe një mundësi e mirë për mjeket e infermierët të papunësuar të kontribuojnë në këtë betejë duke u paguar për punën që bëjnë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat