Familja e Haki Imerit “hap letrat”: Ja pse humbi LDK-ja në Podujevë

Aktuale

Familja e Haki Imerit “hap letrat”: Ja pse humbi LDK-ja në Podujevë

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:37
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë uruar fitoren e Vetëvendosjes në Podujevë, teksa janë shprehur të revoltuar me gjendjen në LDK.

Ata fajësojnë strukturat e larta të partisë, për siç thonë ata, bashkëpunimin e tyre me kriminelë.

Sipas tyre, LDK-ja po e tradhton popullin në krye me Isa Mustafën, Agim Veliun e Skender Hysenin.

“Koha e LDK-së për shpërbërje ose ringjallje ka ardhur”, thuhet ndër tjera në shkrim.

Postimi i tyre i plotë:

I urojme Vetëvendosjes fitoren në Podujevë .Albin Kurti mundi ish ministrin e vet Agim Veliun në bastionin e tij. Kjo fitore e LVV mund të kuptohet edhe fundi i LDK-së si partia e dyte në Kosovë. LDK mund te renditet edhe prapa AAK-se me këtë logjike te lidershipit të saj që sundon partinë sipas dëshirave të SHIK-ut...

LDK e Agim Veliut dhe Isa Mustafes e ka humbur Podujevën dhe do ta humb Kosovën për arsye se votuesin e vet e ka zhgënjyer e tradhtuar sa here u konvenonte shërbëtoreve te SHIK-ut brenda LDK-së. kështu është kur tradhtohet besimi i sovranit. LDK e tradhtoj sovranin në momente te caktuara , si rezultat i tradhtisë sot pagoji çmimin..

LDK-ja ka përbuzur dhe tradhtuar qytetarin, sovranin sa here u ka konvenuar koalicioni për interesa të ngushta personale Agim Velive Skender Hysenave me te akuzuarit per krime lufte dhe krime, kunder njerzimit , krime ndaj figurave politike te LDK-se.

Me kete mentalitet kreret e LDK-se do ta shndërrojnë LDK ne parti minoritare. Fajtoret per kete humbje te LDK-se duhet te japin doreheqje te parevokueshme. Isa Mustafa , Agim Veliu, Skender Hyseni duhet tu hapin rruge figurave te reja brenda LDK-se ...Koha e LDK-se për shpërbërje ose për ringjallje ka ardhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat