Flamuri i Kosovës në Kuvend në gjendje të mjerueshme

Aktuale

Flamuri i Kosovës në Kuvend në gjendje të mjerueshme

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:09
Flamuri i Kosovës në Kuvend

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka publikuar fotografi të flamurit të Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, i cili duket në gjendje të mjerueshme

Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Kuvendit nuk është në gjendjen në të cilën duhet të jetë.

Ai pothuajse gati sa nuk ka rënë nga shtylla në të cilën është i varur.

Në fotografitë që ka shpërndarë në Facebook, Shahini ka pyetur nëse përdhosja e flamurit të Kosovës është vepër penale.

Ndërkohë, në nenin e 17’të të Ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, bëhet e ditur se vendosja në mën yrë jo të duhur e flamurit të Kosovës, është e dënueshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat