Kurti: Bulliqi ishte i domosdoshëm, qytetarët po ikin nga vendi për shkak të pushtetit

Aktuale

Kurti: Bulliqi ishte i domosdoshëm, qytetarët po ikin nga vendi për shkak të pushtetit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:17
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar pas zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Ai ka thënë se ka kohë që shqiptarët po ikin jashtë Kosovës për shkak të pushteteve të këqija.

Shkrimi i plotë:

Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?

Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu.

Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!

Komuna qytetarëve, jo komunarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat