Kush ua humbi zgjedhjet në Podujevë? Arben Gashi flet pas mbledhjes urgjente

Aktuale

Kush ua humbi zgjedhjet në Podujevë? Arben Gashi flet pas mbledhjes urgjente

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:05
Arben Gashi

(E plotësuar 15:50) - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi,  thotë se në mbledhjen e thirrur për kryesinë e partisë folën për ligj të rimëkëmbjes ekonomike, e jo për humbjen e mbrëmshme në Podujevë.

“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomnike dhe shpresojmë se do të kalojë këtë javë”, ka thënë Gashi.

“Rezultati i Podujevës  është një rezultat jo i knaqshëm për ne dhe normalisht do të merremi me analiza për t’i evituar problemet në zgjedhjet e ardhshme”.

I pyetur se a i humbën zgjedhjet në Podujevë për shkak të deklaratave të zëvendëskryesiminitri Driton Selmanajt ndaj deputetes së Lëvizjës Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit, Gashi ka thënë se s’mund të personalizohen gjërat.

“Nuk mendoj se personalizohen kaq thjesht gjërat. Sigurisht se në proces ka ndodhur diku një shkëputje dhe do ta shikojmë”, ka thënë Gashi.

“Jo, sepse është më komplekse se aq”, tha Gashi kur u pyet se a është humbja në Podujevë disfata e parë karshi LVV’së. 

Gashi: Nuk përjashtohen zgjedhjet, LDK-ja është e gatshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se temë e diskutimit në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së ishte Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, duke shtuar se i njëjti do të kalojë.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, ai ka thënë se është jo i kënaqshëm për ta, dhe do të bëjnë analiza që të mos kenë probleme në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai ka thënë se në proces ka ndodhur një shkëputje me elektoratin.

“Kryetari Mustafa si bartës i koalicionit e ka për obligim për të gjetur zgjidhje për postin e presidentit”, ka thënë ai.

Ai nuk ka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve duke thënë se ato janë opsion në demokraci. Gashi ka shtuar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Kandidimi i Haradinajt për president është vullnet i AAK-së, në LDK nuk janë diskutuar emrat e përveçëm. Kuvendit duhet t’i propozohen dy kandidatë, pastaj duhen 60 nënshkrime. Është një teknologji më komplekse sesa ajo që po diskutohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjeneza e Vetëvendosjes është në PDK, duke shtuar se edhe shumë parti tjera kanë dalë nga LDK-ja.

***

Kanë dalë nga mbledhja urgjente e LDK-së, kryeministri i vendit Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Ata pas takimit nuk kanë pranuar të deklarohen për medie.

Ndërsa mbledhja urgjente e partisë së Isa Mustafës, vjen një ditë pasi që LDK-ja humbi bastionin e saj, Podujevën.  

(14:15) - Kryeministri Avdullah Hoti është parë duke hyrë në zyrat e LDK-së në Prishtinë, aty ku për pak pritet të fillojë mbledhja e kryesisë së këtij subjekti.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në Podujevë.

Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të partisë në ora 14:00, derisa, në të do të marrin pjesë Kryesia e partisë.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të partisë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

Pas rezultatit, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.

***

Një ditë pas humbjes së bastionit kryesor, do të mblidhen fytyrat kyçe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takim me kreun e këtij subjekti, Isa Mustafën.

Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të partisë në ora 14:00, derisa, në të do të marrin pjesë Kryesia e partisë.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të partisë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

Pas rezultatit, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.

“LDK-ja ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat