Zhvillimet e fundit në LDK, nis iniciativa për shkarkime brenda kësaj partie, ja kush është iniciatori

Aktuale

Zhvillimet e fundit në LDK, nis iniciativa për shkarkime brenda kësaj partie, ja kush është iniciatori

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:10
Foto nga arkivi

Për shkak të humbjes së bastionit të Llapit dje, brenda Lidhjes Demokratike kanë filluar zërat revoltues kundër strukturave të larta në këtë parti.

Delegati i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Arifi, ka marrë iniciativën për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së.

Ai thotë se ky kuvend do të ketë qëllim përjashtimin e të gjithë atyre, siç thotë ai, që s’kanë të bëjnë me ideologjinë e as programin e LDK-së dhe shkarkimin e të gjithë atyre që e sollën LDK-në në këtë pikë.

Sipas tij, përmes këtij Kuvendi, do të ndalet poshtërimi dhe përdhosja e dinjitet të LDK-së.

Njoftimi i tij i plotë:

Nga sot, unë si delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, po e filloj iniciativën për thirrjen e një kuvendi te jashtëzakonshëm të LDK-ës, natyrisht se pari duke kërkuar nga sekretari i LDK-ës Ismet Beqiri emrat dhe kontaktin e të gjithë delegateve të LDK-së.

Ky Kuvend i Përgjithshëm i LDK-së të ketë një qëllim:

Përjashtimin e të gjithë atyre që s’kanë asnjë lidhje as ideologjike, emocionale dhe programore me LDK, pra përjashtimin e të gjithë atyre që devijuan vullnetin e elektoratit të LDK dhe e sollën LDK në këtë pikë ku në mënyrën më të turpshme humbëm bastionin më të forte siç është Podujeva ,për këtë që po them, provë i kam elektoratin e ndershëm te Llapit, te cilët me vetëdije të lartë patriotike ndëshkuan të gjithë mashtruesit.

Me këtë kuvend, do të mundohemi ta ndalim poshtërimin dhe përdhosjen e dinjitetit të të gjithë LDK-isteve të ndershëm e të dinjitetshëm.

Për çdo hap timin në këtë drejtim, do të informoheni publikisht.

Ftoj çdo delegat të Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, nëse ka dëshirë e vullnet me e përkrahë këtë iniciativë për ta shpëtuar LDK dhe ta kthejë aty ku e ka vendin të më kontaktoj në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat