PSD pas fitores së VV-së në Podujevë: Dy mashtrime, asnjë zgjidhje

Aktuale

PSD pas fitores së VV-së në Podujevë: Dy mashtrime, asnjë zgjidhje

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

PSD-ja e Dardan Molliqajt, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Podujevë, duke thënë se ky rezultat ishte pak a shumë i pritshëm dhe i kuptueshëm.

Sipas tyre mashtrimi i madh populizmit antikorrupsion do të vazhdojë edhe një kohë.

Sipas tyre Kosovën e pret një rrezik mbi demokracinë.

Komunikata e plotë e tyre:

Rezultati i zgjedhjeve në Podujevë ishte pak a shumë i pritshëm dhe sidomos i kuptueshëm. Mashtrimi i madh i populizmit antikorrupsion do të vazhdojë edhe për një kohë.

Por, një përgjigje e gabuar sillet vërdallë tash sa kohë. Këto zgjedhje provuan se përgjigja liberale e diskursit korrekt, që flet për normalitetin nuk funksionon sepse nuk është e duhura. Kjo përgjigje sheshon kontradiktat për ta ruajtur status-quon. Duke bërë këtë ruan edhe interesat ekonomike e politike që qeverisin në mënyrë të padrejtë përditshmërinë tonë. Por, adresimet me lidhje të shkurtëra nuk i tejkalojnë as nuk i heqin shkaqet strukturore që prodhojnë varfëri, papunësi dhe emigracion. Edhe një herë, problemi me populizmin nuk është kontradikta si e tillë, por lidhjet e shkurta që janë mungesë e kritikës ideologjike mbi pabarazitë.

Kosovën e pret një rrezik mbi demokracinë. Diktatura e numrave do ta totalizojë skenën dhe diskursin. Jo vetëm si kontroll medial, por edhe si strukturë e mbyllur ideologjike – si mohim i tjetrit. Kjo betejë është në ardhje. Por, kritiku i populizmit nuk mund të sillet me cinizëm e përçmim për njerëzit dhe nevojat shoqërore. Çfarë na duhet është më parë horizont sesa skemë. Së pari, mendimi i koncepteve si shumësia e heterodoksia si formë politike e shoqërore si praktika të reja ndërveprimi. Kështu, bashkimet nuk çojnë në instrumentalizime. Pastaj, sigurisht se janë limitet e domosdoshme të efekteve qeverisëse që mund të sjellë modeli që po fiton terren. Këto limite nuk do të vonojnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat