Agim Veliu flet sërish pas humbjes në Podujevë, do marrin këtë vendim

Aktuale

Agim Veliu flet sërish pas humbjes në Podujevë, do marrin këtë vendim

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:31
Agim Veliu

Ish kryetari i Podujevës dhe njëherit kryetar i LDK-së në atë qytet, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook është deklaruar sërish pas humbjes së partisë së tij në Podujevë.

Ai ka thënë se kanë marrë vendim që të analizojnë me humbjen në zgjedhjet lokale dhe do të identifikojnë dhe korrigjojnë mangësitë e tyre.

Sipas tij, në vjeshtën e ardhshme LDK do të triumfojë prapë në Podujevë.

Gjithashtu Veliu ka thënë se është e rrallë për një parti demokratike të ketë besim qytetar për dy dekada.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Llapjanët folën dje. Kur flet sovrani të gjithë duhet të heshtin. Dega e LDK-së në Podujevë, që nga themelimi i partisë prej 31 vitesh, e pësoi humbjen e parë në zgjedhje. Është e rrallë për një parti demokratike të ketë besim aq të gjatë qytetar, të palëkundur dhe konsistent, në kohë të vështirë dhe ditë të mira.

E çmoj jashtëzakonisht shumë dhe përkulem para këtij besimi që na keni dhënë për gati 31 vite. Këtë besim e kam respektuar dhe do ta vlerësoj përgjithmonë.

Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false.

Kundërshtarët politikë ne nuk i konsiderojmë armiq, siç na identifikojnë ata neve.

Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin konform nevojave të qytetarëve, për tu rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme.

Sinqerisht!

AV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat