U kritikua për dizajnin e saj: Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do largohet nesër

Aktuale

U kritikua për dizajnin e saj: Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do largohet nesër

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:32
Shtatorja e Adem Jasharit

Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren.

Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ka konfirmuar që shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet.

Shtatorja do të largohet nesër.

Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare ka thënë se vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive.

Sipas tyre shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat