Krenar Shala i reagon Agim Veliut: Mjerim!

Aktuale

Krenar Shala i reagon Agim Veliut: Mjerim!

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala ka reaguar pas deklaratave të Agim Veliut.

Shala përmes një postim inë Facebook, thtoë se, Veliu po pandeh se i ka humbur zgjedhjet LDK-ja në Podujeve në saje të propagandës kudër tyre.

Sipas tij, Agim Veliu nuk po tregon se si është e mundur që për shkak të ndriçimit të sheshit në Podujeve të gëzohen njerëzit dhe të rrahin shuplaka.

Ai shton se qeverisja e tij i ka qit për toke pritjet, sa që janë gëzuar njerëzit dhe për dritat në shesh.

Postimi i plotë:

Agim Veliu po pandeh që ai dhe partia e tij e kanë humbë bastionin - Podujevën në saje të propagandës që ka qenë e fabrikuar dhe false, ndërkaq shefi i tij, Isa Mustafa, në reagimin e tij lidhur me humbjen e zgjedhjeve në Podujevë tha: "në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur t'i kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate.

Por, Agim Veliu nuk po na tregon se si është e mundur, në vitin 2020, për shkak të ndriçimit të një sheshi në qytetin e Podujevës, njerëzit të gëzohen dhe të rrehin shuplaka. Qeverisja e tij primitive qaq shumë ja u ka qitë për toke pritjet, sa që ka ndiku me i bo ata mu gzu për do drita në shesh. Mjerim!

Këta dytë dhe mentaliteti i këtij soji nuk kanë ambicie ma t'mdha. Kta jonë: "me randsi jena çliru, e kena shpallë pavarësinë..qe edhe dritat e sheshit ja u bonëm...çka po doni me shumë. Boll mirë jeni!"

E sa shumë kemi hekë me këtë mentalitet që vrullshëm po mbaron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat