Thirrja urgjente e analistit nga Amerika: Albin Kurtit t’i lejohet pushteti me urgjencë – jep alarmin për këtë parti se ka rënie

Aktuale

Thirrja urgjente e analistit nga Amerika: Albin Kurtit t’i lejohet pushteti me urgjencë – jep alarmin për këtë parti se ka rënie

Nga: N. H Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:25
Albin Kurti

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka kërkuar që Lëvizja Vetevendosje e Albin Kurtit, duhet t’i lejohet pushteti me ugjencë.

Ai lidhur me këtë, kërkon që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kurse, përderisa Vetëvendosje mendon se do t’i kenë mbi 50 për qind të votave, kështu nuk mendon edhe analisti Baraliu. Sipas tij, Kurti dhe partia e tij nga zgjedhjet e reja mund t’i kenë nga; 35 për qind, deri në 40 për qind të votave në tersi.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bleron Baraliu

VV-se ti lejohet pushteti me urgjence - Kosova te shkoj ne zgjedhje
(Ne vend te urimit)
--

Para nje viti kam besuar se VV ne pushtet mund te ishte celesi (qofte edhe ne bashkpunim me LDK), dhe kam thirrur te votohet mbi kete bindje. Tash me nuk jam i sigurt, ne fakt jam skeptik, por:

1 - Mosshkuarja ne zgjedhje brenda javesh eshte uzurpim i te se drejtes se qytetareve per t'u perfaqesuar nga ata qe deshirojne e meritojne. E qarte, zgjedhjet jane (dhe duhet te jene) per 4 vjet, por zhvillimet e 9 muajve te fundit jane kaq dramatike sa qe zgjedhjet jane edhe moralisht, edhe juridikisht, dhe edhe praktikisht te patejkalueshme!

2 - VV (e sidomos Albini) eshte ne nje trend rritjeje pas animit per Biden dhe fitores ne Podujeve. Por, megjithese ka ekzistuar nje kohe kur VV ka pas gjasa te mberrij 50% ne caste euforie, VV sot i ka gjasat jo te larta te arrij mbi 40%, por serioze te mberrij aty afer. Sidoqofte, edhe nese vetem 35% i arrin VV/Albini, shteti dhe populli duhet t'ia japin shansen per te udhehequr sa me pare. Shpresoj kesaj radhe do te jene me te mencur ne selekcionimin e burimeve njerezore...

3 - Edhe pse jam skeptik se VV ka ndonje strategji konstruktive -- apo thjeshte strategjie te cfaredo lloji -- per te nxjerr Kosoven nga katrahura politike e (sidomos) ekonomike, e ardhmja e Kosoves, per te mire e per te keq, kalon permes periudhes se udheheqjes nga Albini (apo VV). Ne te njejten kohe, pavaresisht skepticizmit, une do te beja gjithcka ne fuqine time, perfshire duke u lutur dhe ndihmuar gjithe miqet e mi qe te benin gjithcka ne fuqine e tyre, qe Albini dhe VV te jene te suksesshem, sepse cmimi i nje deshtimi te kesaj (potencialisht 'pseudo') alternative eshte tejet i larte.

Pra, ka kohe qe kam ardhur ne perfundim se VV perben nje shprese te brishte, por sado e brishte ne qofte, eshte shpresa e vetme qe kemi, dhe shume me e rendesishme se kjo, eshte rruga e vetme per te alternativa jetike, edhe nese, apo sidomos nese, VV nuk eshte kjo alternative - sepse keshtu do te nenkuptonte se Albini/VV i ka zene frymen kesaj alternative, dhe nuk mund te tejkalohet ne asnje menyre.

Sa me shume qe vonohet Kosova, rritja e cmimit dhe demit do te vazhdoj me ritem eksponencial, sepse serbia po punon me nje nxitim te ri perderisa ne po zhytemi me nje shpejtesi kulminante.

Ti japim fund fundit, sjellim zgjedhjet jo me vone se ne Shkurt, dhe le te kalojme uren e brishte, edhe nese rreziku per renie eshte i larte. Me mire te lundrojme me peshkaqene po qe nevoja, se te digjemi nga zjarri ne brigje. Nuk ka shtigje tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat