Buzhala përkrah LDK-në, thotë se ajo është vlerë historike

Aktuale

Buzhala përkrah LDK-në, thotë se ajo është vlerë historike

Nga: A.Morina Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:28
Lidhja Demokratike e Kosovës

Gazetari Berat Buzhala i ka dal në mbështetje Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kritikave të marrura pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Podjevë.

Buzhala në një postim në facebook, e cilësoi LDK-në edhe parti politike e edhe vlerë historike. Ai LDK-në e krahasoi edhe me brendin e veturave Mercedes.

"E kanë humbë bastionin e tyre elektoral, ani pse e kanë kontrollin e qeverisë. Brenda LDK'së ka mjaftueshëm njerëz të zot që munden me e ringritë partinë", deklaroi Buzhala, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Lidhja Demokratike e Kosoves, eshte edhe parti politike e edhe vlere historike. LDK eshte brend, eshte si Mercedesi. Ka mundesi qe per shume arsye, ne nje moment te caktuar e nxjerrin nje produkt jo te duhur, e kalojne ne nje periudhe te pavolitshme, por eshte ceshtje e kohes kur e rigjen veten.

Ky eshte momenti kur kryetari Isa Mustafa duhet me u ballafaqu me situaten me te fundit ne parti. E kane humbe bastionin e tyne elektoral, ani pse e kane kontrollin e qeverise. Brenda LDK'se ka mjaftueshem njerez te zott qe munden me e ringrite partine. Me gjase, keta qe jane ne pushtet nuk munden .

Une jam i bindun qe nje gjenerate e re, si Lumiri, Kujta, e disa te tjere munden me e bo nje gje te tille. Isa Mustafa duhet me i shpalle zgjedhjet brenda partise, le te fitoje me i miri dhe me i duhuri.

Per momentin po vjen koha e LVV'se, mirepo vendi ka nevoje per opozite. LDK mundet me e ofru kete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat