Pas largimit të shtatores së Adem Jasharit nga Prizreni – vjen reagimi i parë

Aktuale

Pas largimit të shtatores së Adem Jasharit nga Prizreni – vjen reagimi i parë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:39
Adem Jashari

Edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Halil Matoshi është përfshirë në debatin për shtatorët e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e Adem Jasharit të vendosura më 28 nëntor në qytetin e Prizrenit.

Pas vendimit për largimin e shtatores së Adem Jasharit nga Prizrenit, Matoshi ka reaguar duke thënë se kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është dashur nga fillimi të shpall konkurs publik për shtatoren e Adem Jasharit.

Këto komente Matoshi i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka shpërndarë lajmin për largimin e shtatores.

Në komentin e tij me një “shok” të tij në Facebook, Matoshi ka theksuar se kryetrimi duke iu referuar Adem Jasharit nuk është punë e privatit por e shtetit

“Haskuka duhet me shpallë konkurs publik për shtatoren e Ademit, duke i dhënë hapësirë publike në vend të respektuar, sepse Kryetrimi i Kosovës nuk është punë e privatit por e shtetit!”, ka komentuar Matoshi.

Një tjetër komentuar ka replikuar ndaj Matoshit duke thënë se “Shtatorja e Ademit u vendos në një qendër tregtare nga vet kompania që e menaxhon qendrën”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit të Kulturës, i cili ka thënë se një veprim i tillë është marrë pa të drejtë, sipas tij me këtë i bie që “kujt ti teket mundet të përdhosë figurat e historisë sonë.

Matoshi, kritika ka pasur edhe për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

“Po por nuk e ka këtë të drejtë, pa komision vlerësues profesionist, pa bashkëpunim me instancat e shtetit, pa kritere…dmth kujt t’i teket mundet me përdhosë figurat e historisë sonë, a po? Ajo megjithatë është hapësirë private por nuk mundet aty të tallet askush, e sidomos figurat që lidhen me lirinë! Kuvendi Komunal e ka vendosë në hapësirë publike të padenjë Gjergj Kastriotin dhe njashtu, një kinse-vepër arti!? Dhe nuk ka vendosë Drejtoria e Kulturës por ajo e administratës publike!???”, ka thënë Matoshi.

Vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Adem Jasharit, dy figurave që lidhen me lirinë e popullit në qytetin e Prizrenit, më 28 nëntor ka krijuar zhurmë. Kritikët e artit, historisë e urbanistikës i kanë cilësuar si jo të denja shtatoret, madje janë cilësuar si fyese.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar sot se kanë porositur një tjetër shtatore të komandantit, Adem Jashari.

“Komuna e Prizrenit tashmë i ka ndarë fondet dhe e ka filluar projektin, për të ndërtuar një monument publik, në një hapësirë publike, për komandantin legjendar Adem Jasharin”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat