Qehaja: Kemi mësimnxënie të cunguar gjatë këtyre muajve, dëmi është i pariparueshëm tek fëmijët

Aktuale

Qehaja: Kemi mësimnxënie të cunguar gjatë këtyre muajve, dëmi është i pariparueshëm tek fëmijët

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:57
Rinor Qehaja

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, thotë se është papërgjegjësi institucionale dita e pushimit në shkolla për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin.

Qehaja në Info Magazine mes tjerash thotë se kjo tregon edhe një mungesë komunikimi mes Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit me institucionet shkollore.

“Edhe ky skenar i ditës së sotme dëshmon shumë për një papërgjegjësi institucionale në veçanti që shfaq këtë edhe gjatë menaxhimit të pandemisë. Kujtoj vendimet e Qeverisë për rifillim të procesit mësimor dhe njoftimet brenda natës për rifillim të procesit mësimor ditën e nesërme dhe e njëjta praktikë duket të jetë edhe kjo”.

“Njoftimi për mbajtje të procesit mësimor është dhënë qysh pasditen e ditës së premte që për institucione arsimore është e pamjaftueshme”, deklaroi Qehaja.

Qehaja mes tjerash foli edhe për mangësitë në institucionet shkollore që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në vend.

“Përtej debatit për mosmbajtje të mësimit në ditën e sotme, unë e shoh si shumë më jetike humbjen që nxënësit e kanë përjetuar në mësim që nga fillimi i marsit e deri më tani”.

“Ne kemi një mësimnxënie të cunguar gjatë këtyre muajve, kemi nxënës në klasë të dytë nga shtatori që kanë probleme në të shkruar për shkak të humbjes që kanë pësuar në gjysmë vjetorin e fundit të vitit shkollor që lamë pas”.

“Dëmi është goxha i pariparueshëm tek fëmijët”, deklaroi Qehaja.

“Gjatë këtyre muajve ka munguar një koordinim në komunikim mes institucioneve qendrore dhe institucioneve të arsimit. Shumë nxënës nuk e din hiq fare për rezultatet në mësimnxënje që duhet me i arrit në këtë periudhë kohore”.

“Pandemia ka shkaktu një histeri dhe obsesioni duke u merr aq shumë me menaxhimin e pandemisë në arsim por duke lënë anash cilësinë në arsim”.

“Pasojat për këto gjenerata do të na kthehen tutje në vitet në vijim”.

“Me rëndësi është që të kuptohet konteksti kohor tani dhe të shikojnë modele të vendeve tjera. Të gjitha skenaret do duhej të kishin prioritetet në mësimnxënie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat