“Është koha e një klase të re politike, e cila do të punonte ndershmërisht për shtet dhe qytetarët e saj”

Aktuale

“Është koha e një klase të re politike, e cila do të punonte ndershmërisht për shtet dhe qytetarët e saj”

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:12
Qeveria e Kosovës

Analisti Skënder Mulliqi ka analizuar situatën politike duke thënë se, që nga pas lufta politikanët na instaluan politika tipike staliniste, logjikën e shantazhit dhe të frikës ndaj popullit.

“Na mbuluan krimi i organizuar dhe korrupcioni i niveleve galopante, të cilat e qitën përtoke njeriun e këtij nënqielli”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.

Shkrimi në Facebook:

Fundi i Paktit të Djallit...!

Pas, luftës pamë gjithë fare njerëzish të veshur më petkun e politikës. E vodhën dhe plaqkitën pa mëshirshëm pronën shoqërore. Na instaluan politika tipike staliniste, instaluan logjikën e shantazhit dhe frikës ndaj të gjithë atyre që morën guximin t’i kundërshtojnë. Na mbuluan krimi i organizuar dhe korrupcioni i niveleve galopante, të cilat e qitën përtoke njeriun e këtij nënqielli. Lulëzuan nepotizmi e klintelizmi dhe qdo faqe e zezë mbi këtë tokë. Këto grupcione të biznes -politikës, qdo gjë e kthyen përmbys sikur Kosova të ishte pronë e tyre private. Vetëdija qytetare për ndryshime pozitive ishte nën qdo nivel, deri në zgjedhjet e fundit nacionale. Na përjashtuan nga vendimarrja politike dhe ekonomike një grup keqbërësish si në kohën e fashizmit. Në paktin e djallit u inkuadruan edhe kupolla e LDK-së pas rugoviane , që më së paku është pritur.U ban bashkë të gjithë ata që kishin abuzuar më dy fondet e luftës. Zor që mbahet në mend që një vendi të vogël si Kosova që nuk i kanë mbetur duke ikur, as 1milion e 500 mijë njerëz, të 'masakrohet" ekonomikisht. Kjo jo që është turpëruese , por është e pafalshme. Formuan shtet për vete dhe ilaka të tyre! Gjatë gjithë këtyre vitëve pamë deputetë, ministra dhe diplomatë që zor i gjenë më të dobët. Dihet se shumë të zellshëm u treguan për të vjedhë paranë publike. Koha e ndryshimeve ka ardhë, dhe gjithë ata që keqpërdorën, abuzuan në çfardo forme me të mirat materiale duhet të përgjigjën para organëve të drejtësisë, të cilat ende nuk janë liruar nga politika ditore. Pa fije turpi për 21 vite na shitën demogogji, mashtrime në paraqitjet e tyre publike. U ka dalë arpallaku siq thotë një fjalë e popullit për ledinë. Janë lakuriqësuar së nuk janë të zotët për shtet. U treguan diletant në politikat e jashtme e veqmas më Serbinë. Shitën territore të Kosovës, në të katër anët! E lanë vendin të izoluar nga bota demokratike. Mjaftë është bërë me demagog dhe me demagogji politike. Eshte koha e një klase të re politike, e cila do të punonte ndërshmërishtë për shtet dhe qytetarët e saj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat