Melihate Tërmkolli: Ka kohë që në LDK nuk kemi parë fitore

Aktuale

Melihate Tërmkolli: Ka kohë që në LDK nuk kemi parë fitore

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:48
Melihate Termkolli

Ish-deputetja Melihate Termkolli, konsideron se është koha e fundit që Lidhja Demokratike e Kosovës të “zgjohet”, pasi që siç thekson ajo ka kohë që partia në fjalë nuk ka qenë fitore.

Ajo në një debat ka theksuar se LDK-ja i duhet Kosovës, andaj duhet të punojnë për ngritje njerëz brenda LDK-së.

“Ka kohë që ne nuk kemi par fitore të LDK dhe që askush nuk e thotë asnjë fjalë dhe krejt çka zhvillohet është brenda LDK-së.

Mendoj që është shansi i fundit që LDK të zgjohet nga kjo “avullu” ka njerëz brenda LDK dhe duhet të zgjohet në kuptimin e asaj që LDK ta vendos në partin e parë, sepse i duhet Kosovës një LDK e fortë”, thotë Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat