Tërmkolli: Isa Mustafa duhet të largohet nga LDK-ja

Aktuale

Tërmkolli: Isa Mustafa duhet të largohet nga LDK-ja

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:18
Tërmkolli dhe Mustafa

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duhet të largohet nga kryesia.

“Nëse Isa nuk largohet atëherë LDK-ja do të vazhdojë të shafojë. Këtë duhet ta dinë të gjithë ata që e duan këtë vend, jo vetëm LDK-në, por vendin në përgjithësi”, ka deklaruar Tërmkolli.

Duke folur rreth humbjes që LDK-ja pësoi në Komunën e Podujevës,  Tërmkolli ka thënë se në Podujevë nuk ka fituar Vetëvendosja, por ka humbur LDK-ja.

Ajo tha se nuk është problem fitorja e Shpejtim Bulliqit, duke mos e cilësuar as si fitore të VV-së.

“E vërteta është që Vetëvendosje nuk ka fituar në Podujevë, por ka humbur LDK-ja. I nderuari profesori Fehmi Agani pat thënë kur fituan socialistët në Shqipëri në atë kohë, të gjithë thoshin fituan socialistët, ai pati deklaruar që nuk fituan socialistët por humbi Sali Berisha”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ka thënë se nuk pritet ndryshim nga Shpejtim Bulliqi, pasi që ai ka qenë drejtor në komunën që është udhëhequr nga vetë LDK-ja.

Tërmkolli ka thënë se kjo duhet të konsiderohet humbje e LDK-së, pasi që LDK-ja është dashur të bëjë atë që pritet të bëhet, pra të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat