​Viola von Cramon për vizat: Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë një datë të qartë

Aktuale

​Viola von Cramon për vizat: Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë një datë të qartë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:06
Viola von Cramon

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar sot në lidhje me mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit që nuk e gëzon këtë të drejtë në rajon.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se nuk mjafton vetëm fakti që deri më tash është biseduar për liberalizimin e vizave për qytetarët, por se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e cila varet nga Këshilli Evropian.

“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë një datë të qartë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon.

Këshilli i BE-së gjatë ditës ka diskutuar për liberalizimin e vizave, por nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv se kur do të bëhet heqja e tyre, duke thënë se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill”.

Ndryshe, Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat