“Ka gjasë që LDK-ja ta rikthejë Podujevën”

Aktuale

“Ka gjasë që LDK-ja ta rikthejë Podujevën”

Nga: N. H Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës e humbi mbrëmë zgjedhjet në Komunën e Podujevës pas udhëheqjes disa-vjeçare.

Kjo komunë tani e tutje do të drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, i cili fitoi zgjedhjet me mbi 51%, pa pasur nevojë të shkohet drejt ballotazhit.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës pas humbjes në Podujevë, ka shumë punë përpara, dhe kjo e fundit duhet të punojë shumë dhe hapur me qytetarët për ta rikthyer edhe njëherë besimin.

“Të fillojë dialogun me qytetarët, sipas mundësive që janë në dispozicion, pra, duhet punë intensive me qytetarët, derë më derë për të parë gabimet dhe ato duhet të merren më shumë seriozitet në Podujevë, dhe në qendër të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të aplikojë armen e hapur me qytetarët, më shumë afër tyre dhe më shumë pro zgjidhjes së problemeve. Në Podujevë ka pas të pakënaqur të LDK-së që nuk kanë pas qasje në punësime dhe në pushtet, dhe ka pas edhe atje njerëz që mbrëmë janë gëzuar me humbjen e subjektit te tyre, pra gëzimin e tyre duhet analizuar dhe duhet dhënë përgjigje adekuate”, ka thënë Burjani.

Tutje, juristi konsideron se Lidhja Demokratike të Kosovës ka shumë gjasë që në zgjedhjet e vjeshtës së vitit të ardhshëm të rikthehet, por që sipas tij, duhet më shumë punë me qytetarët dhe votuesit.

“LDK nuk dallon në Podujevë prej PDK-së në Skenderaj e Drenas. Edhe PDK-ja do të ketë sida. Qeverisja atje edhe në Podujevë janë të njëjtë për shumë vite, është e pamundur me kërkesa të mëdha të zgjidhen në radhë të parë interesat e LDK-së brenda normal se pakica ka përfituar si në Podujevë edhe në Skenderaj apo Drenas, ku qeverisën për 20 vjet. Kjo i bie që edhe në Podujevë duhet të rishikohet situata e krijuara. Ka gjasë që LDK-ja sërish në vitin e ardhshëm të rikthehet, por duhet më shumë punë me qytetarët atje dhe votuesit e saj”, tha krejt në fund, juristi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat