Uka: Në betejën zgjedhore për Podujevën pati rol edhe Kurti

Aktuale

Uka: Në betejën zgjedhore për Podujevën pati rol edhe Kurti

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 00:10
Fitim Uka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka thënë se fitorja e Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, është rezultat i keqmenaxhimit të vazhdueshëm që kishte ndodhur në këtë komunë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Uka u shpreh se në këtë betejë zgjedhore pati rol të rëndësishëm edhe vet lideri i këtij subjekti, Albin Kurti.

”Ajo që duhet ta kuptoj kundërkandidati i profesor Bulliqit në komunën e Podujevës është se rezultatet e zgjedhjeve nuk janë asnjëherë rezultat i një faktori të vetëm”.

”Pa dyshim që një rol të rëndësishëm në këtë betejë e ka luajtur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti por gjithashtu dhe puna e përkushtimi i profesor Shpejtim Bulliqit”.

”Nuk mund ta mohojmë që kjo fitore e Lëvizjes Vetëvendosje, është një rezultat i keqmenaxhimit të vazhdueshëm që ka ekzistuar në Komunën e Podujevës tash e këto 20 vjet”.

”Janë dashur më pak se tetë muaj të qeverisjes Kurti për të dëshmuar një model të qeverisjes në nivelin qendror. Dhe besoj që këto tetë muaj do të jenë të mjaftueshëm për Bulliqin për të treguar se si mund të zhvillohet, apo qeveriset me duar të pastra apo pa korrupsion e klientelizëm. Qytetarët e Podujevës e kanë pasur të qartë se po zgjedhin një kryetar në këto tetë muaj, por po i japin një shans dikujt që do të qeveris me katër vitet pasuese”.

”Ai do të arrijë të japë një model të mirë të udhëheqjes. Vet numrat e tregojnë qartë se një fitore e tillë pa balotazh e bëjnë të qartë se kush do të jetë fitues edhe pas tetë muajsh në Podujevë”.

Këtë fitore në Komunën e Podujevës, Uka e sheh dhe si shenjë e rritjes së vazhdueshme sipas tij që po i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje nga mbështetja e qytetarëve.

”Nuk ka pikë dyshimi që ky është vetëm një pikë reflektimi i rritjes që po ndodhë në nivelin e përgjithshëm qendror. Kjo është vula më e mirë e asaj që neve e kemi thënë deri më tash që Lëvizja Vetëvendosje e ka dëshmuar në ato pak muaj të qeverisjes së është një model i mirëfilltë”.

”Kjo do të ndodhë edhe në çdo komunë tjetër në zgjedhjet e ardhshme lokale që nuk janë edhe larg, e më pas edhe një mbështetje e tillë do të përkthehet edhe në mbështetjen e Qeverisë Kurti 2”.

”Gjithkush që ka qenë skeptikë për sondazhet e dhëna së fundi, dhe që flasin për një rritje të vazhdueshme të përkrahjes, besoj e ka marrë përgjigjen e duhur në këto zgjedhje. Kjo rritje e mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje është si rezultat i punës dhe besoj fuqishëm që do të kulmojë me një sukses të jashtëzakonshëm edhe në zgjedhjet qendrore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat