Covid-19 për një muaj në Kosovë

Aktuale

Covid-19 për një muaj në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 07:10
Ilustrim

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 39 mijë e 596 dhe janë regjistruar 1 mijë e 16 viktima nga ky virus.

Sikurse edhe vendet e tjera të botës edhe Kosova është duke u përballur me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus gjatë këtij muaji.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më 30 nëntor, në vendin tonë janë infektuar me koronavirus 39 mijë e 596 persona

Mirëpo, muaji nëntor ka qenë ai i cili më së shumti ka regjistruar raste të reja, por fatkeqësisht edhe viktima.

Sipas statistikave zyrtare të IKSHPK-së, nga 49 mijë e 533 testime sa janë bërë gjatë muajit nëntor, 18 mijë e 540 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Bazuar në këto të dhëna, ka qenë pikërisht data 13 nëntor, kur në vend ishte regjistruar rekord i zi, me 963 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat