Hasani tregon se çfarë ndodhë nëse kushtetuesja e anulon votën e etem arifit për qeverinë hoti

Aktuale

Hasani tregon se çfarë ndodhë nëse kushtetuesja e anulon votën e etem arifit për qeverinë hoti

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:05
Enver HasanI

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha të hënën se në rast se Kushtetuesja merr vendim që anulimin e votës së Etem Arifti atëherë “kthehemi tek Kurti”.

Etem Arfiti ishte i dënuar me vendim të Gjykatës, por ai kishte votuar Qeverinë Hoti – ishte vota vendimtare, e 61’t. Për këtë Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vendim për legjitimistin apo jo të asaj vote.

Hasani ka shpjeguar në një paraqitje televizive se çfarë ndodhë në rast se Kushtetuesja e shpallë të pavlefshme atë votë parlamentare.

“Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedhë se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit. Unë isha kundër këtij vendimi ju e dini. Ishte i padrejtë vendimi i Kushtetueses pasi merrej me sjelljet e Albinit me letra. Por kjo nuk është drejtësia. Ajo duhet të merrej me faktet. Tani është në dorë të u.d. të presidentes. Ajo mund të zgjedhë. Mund të zgjasë edhe deri në pafundësi. Vendimi ka qenë shumë i pabazë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat