Vajza e Jakup Krasniqit vjen me shkrimin emocionues për babin e saj

Aktuale

Vajza e Jakup Krasniqit vjen me shkrimin emocionues për babin e saj

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Jakup Krasniqi dhe vajza e tij

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasnqit ka kujtuar sërish babain e saj në një ditë tepër të veçantë për familjen.

Në 29 vjetorin e martesës së prindërve të tyre, ajo shkruan: “Babi,Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron”

Gresa thotë se në këtë ditë feste për familjen e tyre, në vend të babait ata i’a kanë dhuruar buqetën me lule nënës së tyre.

Postimi i plotë:

Babi,

Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron.
Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.
Po festojmë per ty, për dashurinë tuaj!
Të presim me padurim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat