Dumoshi takon ambasadorin gjerman në Kosovë

Aktuale

Dumoshi takon ambasadorin gjerman në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Foto nga takimi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Gjermanisë, në vendin tonë.

Dumoshi falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme, duke e vlerësuar lart ndihmën e pakursyer që ka dhënë Ambasada Gjermane për Kosovën.

Po ashtu, ajo e njoftoi ambasadorin Rohde për politikat dhe planet MKRS-së për zhvillimin e kulturës në vend, mbështetjen e rinisë përmes projekteve të ndryshme si dhe promovimin e diversitetit kulturor.

“Ambasada gjermane në Kosovë dhe Zyra e GIZ-it në kanë qenë dhe mbeten partnerë strategjikë të ministrisë tonë për të shtyrë përpara objektivat të cilat i mbulojnë dikasteret e MKRS-së e që i kontribuojnë Kosovës, në përgjithësi” – theksoi ministrja.

Rohde fillimisht përmendi gatishmërinë për projektet në fushën e rinisë duke shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur rininë e vendit tonë përmes projekteve të ndryshme. Ai po ashtu tha se do të mbështesë MKRS-në edhe në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi si dhe do të ndihmojë avancimin e sportit në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat