Haradinaj-Stublla takon ambasadorin gjerman në Kosovë, kërkon përshpejtimin e njohjes së patent-shoferëve

Aktuale

Haradinaj-Stublla takon ambasadorin gjerman në Kosovë, kërkon përshpejtimin e njohjes së patent-shoferëve

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Haradinaj- Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejtë çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas.

Gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat