Befasi: Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së del me këto fjalë për Albin Kurtin

Aktuale

Befasi: Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së del me këto fjalë për Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Albin Kurti

Pasi që LDK-ja humbi bastionin e vet në Podujevë, të cilin ua mori Vetëvendosja, pati shumë reagime brenda LDK-së.

Familja e të ndjerit Haki Imeri, veprimtar i njohur i LDK-së, ka reaguar lidhur me këtë humbje të LDK-së atje, e që thotë se Albin Kurti korri një rezultat të bindshëm i cili do ta përcjellë edhe ne zgjedhjet e reja.

Ata thonë se partitë që sot janë në pushtet nuk do të fitojnë me pushtetin kundër Albin Kurtit, për shumë arsye.

“Koha e maskarenjëve iku”, kanë shkruar ata ndër tjera.

Postimi i plotë:

Agim Veliu Isa Mustafa humben bastionin e LDK-se, Podujevën. Ish shefi i tij zt. Kurti korri një rezultat të bindshëm i cili do ta përcjellë edhe ne zgjedhjet e reja.

-jemi ne Epokën qe solli zhvillimeve te reja politike e juridike ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ,Kosovës i duhet një organizim i ri politik i cili e sfidon dhe monitoron ne aspektin pozitiv pushtetin e ardhshëm te Albin Kurtit .

-dmth te ndërtohet një opozite reale ndaj tij sepse keshtu pushteti i kryen detyrat qe ia ngarkon sovrani me dinjitetshem dhe ligjshëm.

-partite qe sot jane ne pushtet nuk do te fitojne me pushtetin kunder Albin Kurtit, per shume arsye ..

- kreret e partive te dala nga lufta dhe kreret e LDK-se e kane gojen plote patriotizem Ibrahim Rugove e Adem Jashar, fatkeqesisht dhe realisht keta dy emra te rendeshsishem te lirise dhe pavaresise se Kosoves vetem jane perdorur per ta te ardhur ne pushtet Hashim Thaci , Isa Mustafa , Ramush Haradinaj , e pastaj keta te fundit ia ben varrin Kosoves tash e 20 vite...

-pushtetin e kane shfrytezuar per interesa te klaneve te tyre , interesa kryesisht personale, kane poshteruar qytetarin kane kap shtetin, perdhosun votuesin i cili besonte dhe beson akoma ne keta dy emra te pervetçem; Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

-le te mbeten histori e lavdishme e Kosoves dhe jo motiv, mase e vlere per te sjellur vota per krere mafioze qe pushtetin e kane mjet per te shperbere dhe kapur shtetin per interesa te qarta personale partiake, fisnore..

-kreret e ish partive qe deri sot e kane sunduar popullin dhe kapur pushtetin me intriga kurthe e nderskamca, kane histori e imazh te zhytur nga themeli deri ne maja ka fakte qe e mbështesin veprimtarine e tyre kriminale..

-secili nga keta akuzohet per krim te organizuar, zhvatje, duar me gjak , histori tjera shtetin e izoluan nderkombatarisht per shkaqe se kreret e klaneneve politike kriminale kishin qeverisur (sunduar) me Kosoven tash e 20 vite dhe rezultatet e ketyre qeverisjeve jane te preksheme duksheme dhe te frikeshme..

-qytetari aktual i Kosoves nuk duhet me te i jap voten atyre qe kerkojne vote; per Ibrahim Rugoven dhe Adem Jasharin .

-sepse vota per ata ishte vote per te korruptuarit dhe kriminelet qe gjunjezuan Kosoven per interesa personale, klanore. Ishte vota me e keqperdorur nga Isa Mustafa me kompani, Hashim Thaçi me klan, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj me banda...

-Kosoves i duhet nje klase politike e ndergjegjdhme dhe perparimtare, qe punon per qytetarin dhe jo qe perfiton nga qytetari...

Kosoves i duhet nje pushtet dhe elite politike qe nuk merret me te kaluaren por me te ardhmen.. fjalet boshe te patrioteve te "rinje" neper fushata nuk e integrojne Kosoven as nuk i sjellin asaj benefite qe perparojne shoqerine dhe shtetin.

Koha e maskarenjeve iku.

Ne Epoken e Re nuk duhet te kete me vota ne emer te Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit , vota duhet te jepet per programe sfiduese , progresive , emancipim shoqeror e zhvillim ekonomik, integrim EURO-ATLANTIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat