Deputetët e LDK-së në konakun e ish kryetarit të Podujevës nga LDK-ja

Aktuale

Deputetët e LDK-së në konakun e ish kryetarit të Podujevës nga LDK-ja

Nga: D.RR Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Në konakun e ish kryetarit të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ilaz Pirevës, kanë shkuar deputetë e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në Facebook.

Ai ka thënë se ishin te Pireva në nderim të 52 vjetorit të demonstratave të 68-tës!

“Gjenerata të ndryshme, por shumë të përbashkëta”, ka shkruar Sveçla ndër tjera, përcjellë Bota sot.

Kujtojmë se të dielën e kaluar Vetëvendosje theu bastionin e LDK-së në Llap, duke fituar pa balotazh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat