Ish-këshilltari i Albni Kurtit për Enver Hasanin: Pse more burrë flet broçkulla në TV?!

Aktuale

Ish-këshilltari i Albni Kurtit për Enver Hasanin: Pse more burrë flet broçkulla në TV?!

Nga: N.Sh Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Enver Hasani

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali ka reaguar ndaj një deklarate të Enver Hasanit.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se Enver Hasani po del në TV dhe po flet broçkulla.

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti thotë se, Hasani ka folur pa i konfirmuar të dhënat, që sipas tij, ai ka thënë se shteti është fajtor pse deputeti Ethem Arifi nuk është burgosur dhe gjyqi që nuk ia ka ndaluar të kandidojë për deputetë.

Hasani ka thënë se votimi i tij për Qeverinë Hoti është legjitim.

E kjo sipas Talit, shteti nuk ka mundur ta burgos Arifin kur dënimi me burgim ndaj tij është konfirmuar në janar të këtij viti.

Postimi i plotë:

Pse flet Enver Hasani pa i konfirmuar të dhënat?!

Dje në një emision tha se (parafrazim): "Shteti është fajtor për ish deputetin Ethem Arifin pse se ka burgosur dhe Gjyqi që s'ja ka ndaluar të kandidojë për deputet andaj votimi i tij për Qeverinë Hoti ështē legjitim".

E si paska mundur shteti ta burgos apo t'ia ndalojë kandidimin vjet kur rasti ka qenë në procedurë e sipër deri në fillim të këtij viti.

Dënimi me burgim ndaj Arifit, është konfirmuar në janar të këtij viti, nga Gjykata Supreme.

Pse more burrë del e flet broçkulla në TV?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat