“Vetëvendosjes nuk bën t’i lihet timoni i Kosovës në dorë” - analisti e quan Albin Kurtin frikacak

Aktuale

“Vetëvendosjes nuk bën t’i lihet timoni i Kosovës në dorë” - analisti e quan Albin Kurtin frikacak

Nga: A.Morina Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Faton Abdullahu dhe lbin Kurti

Analisti politik, Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Podujevës.

Abdullahu tha se rezultatet në Podujevë nuk mund të merren si mostër edhe për zgjedhjet qëndrore në Kosovë.

"Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e guximit të VV-së për tu ballafaquar me dialogun me Serbinë. Një kryeministër tutcan në këtë segment që nuk do të përlyhet vet për ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, nuk bën ti lihet timoni i Kosovës në dorë", shkroi Abdullahu, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Podujeva dhe VV-ja

Rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë nuk nund të merren si barometër real për zgjedhet parlamentare (qendrore) në Kosovë.

1) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë VV-n me atë në çka VV ishte dhe është më e dobta -proamerikanizmin e saj. Ndërkohë që kjo punë është vitale dhe arsyeja pse Qeveria Kurti është shkarkuar nga të gjithë të tjerët.

2) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e guximit të VV-së për tu ballafaquar me dialogun me Serbinë. Një kryeministër tutcan në këtë segment që nuk do të përlyhet vet për ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, nuk bën ti lihet timoni i Kosovës në dorë.

3) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e prirjes së VV-s për të gjetur dhe ndërtuar raport konstruktiv me një partner tjetër politik. Pa këtë s’ka gjasa VV të krijoi një qeveri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat