Kjo është mosha e 10 personave të vdekur nga Covid në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e 10 personave të vdekur nga Covid në Kosovë

Nga: G.B Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

10 persona kanë vdekur nga Covid në Kosovë në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.

IKSHPK ka njoftuar se viktimat janë nga mosha 58 deri në 85.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri tani kemi 1.026 raste të vdekjes në Kosovë nga Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat