Ja çfarë do të vendoset sot për masat antiCOVID

Aktuale

Ja çfarë do të vendoset sot për masat antiCOVID

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka paralajmëruar konferencë për media nga ora 17:00 për të folur për gjendjen pandemike në vend.

Media mëson se para kësaj ai do të takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me Naser Ramadanin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe QKUK-në, takim i cili pritet të ndodhë në orën 16:00 ku do të marrë pjesë edhe ministri i arsimit, Ramë Likaj.

Në këtë takim pritet të merret vendim për masa të reja në arsim dhe lehtësim të masave antiCOVID që janë në fuqi.

Këtë takim për inFokus e konfirmoi edhe zëdhënësja e zyrës së kryeministrit Hoti, Antigona Baxhaku.

Kujtojmë se në një deklaratë për media, kryeministri Hoti tha se masat të cilat janë në fuqi duhet të rishikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat