Gjeneral Naim Maloku trondit partitë e dala nga lufta: PDK-AAK-NISMA s’mund të kalojnë pragun, VV-ja merr 80 deputetë

Aktuale

Gjeneral Naim Maloku trondit partitë e dala nga lufta: PDK-AAK-NISMA s’mund të kalojnë pragun, VV-ja merr 80 deputetë

Nga: N.Sh Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Naim Maloku

Gjeneral Naim Maloku, ka tronditur partitë e dala nga lufta e fundit në Kosovë.

Maloku përmes një postimi në Facebook, thotë se këto parti, pra PDK-AAK-NISM e kanë vështirë të kalojnë pragun nëse nuk shkohet shpejt në zgjedhje të përgjithshme.

Sipas tij,  Lëvizja Vetëvendosje mund të marr deri në 80 deputetë,

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Maloku thotë se këto tri parti me rrëzimin e Qeverisë Kurti, i bënë një shërbim të mirë VV-së.

Lexojeni postimin e plotë:

PDK-AAK-NISMA me votat, dhe përkushtimin e tyre, për rrëzimin e Qeverise Kurti i bënë një shërbim të mirë VV-së.

Për këta muaj sa këta ishin në Qeverinë Hoti, PDK kinse s është, e sollën VV-në në më së paku 50% të përkrahjes në nivel Kosovë.

Nëse nuk shkohet shpejtë në zgjedhje të përgjithshme mund të ndodhë që VV-ja i merr 80 deputet ndërsa PDK-AAK-NISMA të trijat bashke vështirë që do e kalojnë pragun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat