Gani Geci e ‘zbulon’: Ja çfarë do t’i bënte Kujtim Shala, Albin Kurtit në debat!

Aktuale

Gani Geci e ‘zbulon’: Ja çfarë do t’i bënte Kujtim Shala, Albin Kurtit në debat!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Gani Geci

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhet të thërras Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, dhe të bëjë ndryshime në statutin e saj, po vlerëson ish-deputeti Gani Geci.

Kjo në mënyrë sipas tij që të krijohen mundësitë që LDK të gjejë zgjidhje për kryetarin e saj të ri.

”Statusi i LDK-së thotë se Kuvendi Zgjedhor mbahet çdo katër vjet”.

”Isa Mustafa do duhej ta thërriste Kuvendin, e të bënte ndryshime në statut. Në këtë formë, është problem për të bërë zgjidhje për kryetar të ri. Këtë problem e ka sjellë atë kohë Fatmir Sejdiu, me mbledhje të nënshkrimeve”.

Rreth idesë së tij se LDK-së i duhet në krye dikush si Kujtim Shala, Gani Geci sqaron:

”Unë kam propozuar dikë si Kujtim Shala”.

”LDK-së i shkon një akademik. Do të thotë dikush si Kujtim Shala”.

”E kemi Lumir Abdixhikun që janë doktor shkence. Kujtim Shala për mua, nëse do të bënte një debat mes tij dhe Albin Kurtit, do t’ja bënte siç ja ka bërë Hajredin Kuçit”.

Në Info Magazine, Gani Geci, ka deklaruar se pas rezultatit që morën në Podujevë, Lidhja Demokratike duhet të bëjë analizë të thellë për të nxjerrë në pah problemet që thekson se janë nga 2006-ta.

”Në LDK mbas kësaj vote që ka ndodhur në Llap duhet të mendojë analizë të thellë dhe të thuktë, mirë e organizuar që të nxjerrë në pah problemet që kanë qenë nga 2006 e këndej”.

”Nuk duhet t’i lëmë jashtë anëtarët e devotshëm sepse edhe ata kanë familje dhe kanë kontribuar”.

”LDK është dëmtuar gjatë gjithë procesit, ose i janë vrarë anëtarët e saj ose janë plaguar. Pra edhe tani nuk po shkon në atë formë, por po shkon me linçime në facebook”.

”Lëvizja Vetëvendosje për mua është e majtë dhe asnjëherë nuk i bashkohem. Albin Kurti ka qenë rezistent në kohën e fundit por kauzat e tij kanë qenë të rrejshme. Ato e ndërtuan një lider joadekuat me situatën”.

Lidhur me çështjen e Presidentit të Kosovës, anëtari i LDK-së, po thotë se partitë politike duhet t’i lënë zgjedhjet më vonë për të krijuar kushte koordnimi meqë bota po përballet me COVID-19.

”Çka shoh unë është se Kuvendi i Kosovës duhet ta zgjedh presidentin për afat gjashtëmujor”.

”Nëse jo, vendi shkon në zgjedhje. Partitë politike e kanë mundësinë të gjejnë një kandidat jashtë partive politike, dhe t’i lënë zgjedhjet për më vonë. Jemi në pandemi, jemi në pikun e pandemisë edhe në Europë edhe në Botë”.

A do mund të ishte Vjosa Osmani kandidate për Presidente?

”Nuk e besoj që e pranojnë grupet tjera parlamentare Vjosa Osmanin. Vjosa Osmani po prish raporte, po ndërton raporte vetëm me Vetëvendosjen. Të gjithë kur të hynë në politikë, duhet ndërtuar raporte. Jo për të prishur raporte”.

Çka mendoni për kandidatët emrat e të cilëve iu janë lakuar?

”Nuk mbështes një koalicion me PDK-në. Kam qenë në hasmëri me kreun e PDK-së sepse ata më kanë luftuar në çfarëdo forme. Vetëvendosje nuk kanë ditur të mbajnë raporte me LDK-në. Koalicionin e ka prishur Lëvizja Vetëvendosje, e ka bërë me qëllim”.

”Lëvizja Vetëvendosje bënë hapa populistë. A janë komunistë, sepse nuk e duan myslimanizmin hiq”.

”Por për të bërë populizëm, e ndalin. I thonë Hashim Thaçit ”shko në Hagë”, e kur të shkon thonë ”hajde bëhemi bashkë e ta mbrojmë UÇK-në”.

”Më së shumti është gëzuar Vetëvendosje si janë shkuar ata”.

Ndërsa për paraqitjen e ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, në Gjykatën Speciale, Gani Geci thotë se deklaratat e tij nuk kanë të bëjnë me aktakuzat e konfirmuara.

”Mua ata nuk më janë dhimbsur hiç sepse unë nuk iu jam dhimbsur atyre kur jam plagosur”.

”Deklarimet e mia i kam pasur publike tash e 20 vjet”.

”Unë kam kërkuar drejtësi për Komunikatën nr. 59, kam kërkuar drejtësi për shokët e mi”.

”Në aktakuzën që e kam lexuar, këtë publiken, nuk ka asnjë fjalë që ndërlidhet me fjalët që kam thënë unë. Ajo që më ka ndodhur mu, është bërë publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat