“O malet e Çakorrit” – Blerim Latifi ironizon me fotografinë e Kurtit dhe Bulliqit

Aktuale

“O malet e Çakorrit” – Blerim Latifi ironizon me fotografinë e Kurtit dhe Bulliqit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:49
Blerim Latifi dhe Kurti e Bulliqi

Profesori Universitar, Blerim Latifi, ka ironozuar me fotografinë e çutishme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të zgjedhur dy ditë më parë në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.

Latifi ka ironizuar me vargjet “Bagëti e Bujqësi”, të poetit Naim Frashëri, duke ia përshtatur ato vargje Kurtit e Bulliqit.

Në një moment, Latifi ia përmend Bulliqit edhe “Çakorrin”.

Postimi i plotë nga Blerim Latifi:

O malet e Çakorrit dhe ju o lisat e gjatë!

Fushat e gjëra me lule q’u kam ndërmend ditë e natë.

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjtë e kulluar,

Çuka, kodra, brinja dhe ju votues të bekuar!

Do këndoj politikanët që ju mbani e ushqeni,

Dhe me ta mendjen ditë e natë e defreni.

Fragment nga poema “Bagëti e Bujqësi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat