Gjindet vetura e vjedhur e zëvëndësministres

Aktuale

Gjindet vetura e vjedhur e zëvëndësministres

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
Sadika Kofrc

Të premtën në orët e vona të natës i është vjedhur vetura private zëvendësministres së Mbrojtjes të Kosovës, Sadika Kofrc.

Vjedhja e veturës ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Ndërsa sonte është gjetur vetura e tipit Audi A4.

Po ashtu mësohet se vetura e vjedhur e zëvendësministres kishte qëndruar e parkuar për disa ditë në rrugën “Marsi 81” në Mitrovicë me xham të thyer.

Pas gjetjes së veturës, Kofrc ka falenderuar policinë dhe AKI-në për bashkëpunimin dhe punën profesionale të treguar.

Image
Vetura
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat