Deputeti i VV-së ka një thirrje për Armend Zemajn

Aktuale

Deputeti i VV-së ka një thirrje për Armend Zemajn

Nga: G.B Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:41
Armend Zemaj

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka bërë thirrje ministrit Armend Zemaj që urgjentisht të lejojë lëvizjen e lirë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo për shkak se fëmijët nuk po mund t'i shijojnë zbukurimet nëpër sheshet e komunave që janë dekoruar për festat e fundvitit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se edhe ashtu nuk po ka hapësira për ta, të paktën t'i shijojnë dekorimet dhe dritat.

Basha ka thënë se infektimet nuk ndodhin në ambiente të hapura.

Postimi i tij i plotë:

Thirrje që të lejohet lëvizja e lirë!

Në shumë komuna është bërë zbukurimi i shesheve për festat e fundvitit, mirëpo këtë ndriçim nuk po e shijojnë fëmijët, ata që më shumti gëzohen me bredhin e dritat për shkak të ndalesave.

Ndoshta dikush e kupton mbylljen e lokaleve, edhe pse tanimë iu ka dal komplet dore menaxhimi, mirëpo është absolutisht absurde vendimi m’i mbyll qytetarët të mos shëtisin në ambiente të hapura, e sidomos fëmijët që t’i gëzojnë ndriçimet në sheshe.

Edhe ashtu nuk është se kemi parqe apo hapësira për aktivitete për ta, prandaj duhet që t’ua mundësojmë që t’i gëzojmë sadopak me këto drita duke i lënë të lëvizin lirshëm në mbrëmje, e jo t’i ndezim dritat e t’i dënojmë fëmijët duke i shikuar ato nga dritaret.

Prandaj bëj thirrje tek z. Zemaj që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë, sepse infektimi nuk ndodh në ambient të hapur dhe duhet që prindërit me fëmijë t’iu gëzohen këtyre festave, sepse është absurde dhe e dhimbshme izolimi i fëmijëve brenda derisa bredhi me ndriçime shkëlqejnë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat