​Bislimi: Humbja në Podujevë, alarm për LDK-në

Aktuale

​Bislimi: Humbja në Podujevë, alarm për LDK-në

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
Faton Bislimi

Faton Bislimi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se humbja në Podujevë duhet të jetë një moment reflektimi për partinë e Isa Mustafës.

Ai ka thënë se humbja e bastionit pas 20 vjet qeverisje është një alarm për LDK-në.

“Është frymë e ndryshimeve që nuk mund t’i dedikohet vetëm një personi, por të gjithë individëve në LDK pasi që elektorati nuk është i njëjtë sikurse para 20 vjetëve. Ne duhet të reflektojmë që të vihemi në ballë të këtyre sfidave. Nuk besoj se rezultati në Podujevë e ligështon LDK-në, por është alarm tingëllues për LDK-në”, ka thënë Bislimi.

Ai ka theksuar se humbja në Podujevë është një leksion për LDK-në, por që sipas tij kjo parti do të arrijë të rikthehet në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat