Uka: VV po shënon rritje dhe po i frikëson kundërshtarët politikë

Aktuale

Uka: VV po shënon rritje dhe po i frikëson kundërshtarët politikë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Fitim Uka

Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka thënë se fitorja e VV-së në bastionin e LDK-së, është sinjal se kjo parti, sipas tij, po rritet në masë të madhe.

“Fitorja në Llap tregon se qytetarët janë për ndryshim, e ndryshimi ndodhë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Vetëvendosja po rritet dhe kjo po i frikëson kundërshtarët politikë”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Faton Bislimi në këtë debat ka thënë se humbja në Podujevë, sipas tij, duhet të jetë mësim për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Humbja në Podujevë është mësim i mirë për ne dhe zhgënjyes për ne. Do të rikthehemi fuqishëm. Nuk është në moral të përmendi për emra se kush është fajtor për humbjen e bastionit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat