Zemaj deklarohet për përplasjen me deputetin e Vetëvendosjes

Aktuale

Zemaj deklarohet për përplasjen me deputetin e Vetëvendosjes

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar arsyen pse e ka lënë në gjysmë raportimin e sotëm në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ai në emisionin Pressing të T7, tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani ishte tendencioz dhe fyes.

“Në hyrje të takimit e pashë që deputeti nuk është i interesuar për raportimin dhe në momentin kur erdhi radha për diskutim adresimi i tij ishte tendencioz, fyes kështu që kisha punë të tjera më të rëndësishme dhe nuk isha i interesuar të jem pjesë e spektakleve që s’kishin të bëjnë me punë dhe komisionin”, tha Zemaj.

Zemaj ka folur edhe për gjendjen me pandemi në Kosovë, në kohën kur numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të mbetet i lartë tash e sa javë. Ai ka thënë se ka mbingarkesë në sistemin shëndetësor për shkak të kësaj dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi.

“Edhe një vdekje të ndodhë është shqetësuese”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat